Musliu: Vetëvendosje e ka nxjerrë nga varri Astrit Deharin për me nisë fushatën zgjedhore
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke deklaruar se me konferencën e sotme të Sami Kurteshit, duke përdorur rastin e Astrit Deharit e nisën fushatën zgjedhore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Musliu thotë se as Astriti, as Moni, as Arbeni nuk e shpëtojnë Vetëvendosjen nga ndëshkimi i qytetarëve për siç përmend dëmin që ia bënë Kosovës.
”Vetëvendosje përmes Sami Kurteshit e paska nxjerrë nga varri Astrit Deharin për me nisë fushatën zgjedhore. As Astriti, as Moni, as Arbeni nuk ju shpëtojnë nga ndëshkimi i qytetarëve për damin që ia keni ba Kosovës. Pushtetin e keni, zbardheni rastin e mos lehni kot”.
(Kosova Sot Online)