Zbulohet arsyeja pse Osmani u takua me ambasadorin amerikan
Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në takim, Osmani dhe Ambasadori Hovenier kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Kosovës.
Siç thuhet në njoftimin e presidencës, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm.
“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Kanë mbetur pak muaj që Kosova të shkojë në zgjedhjet e rregullta parlamentare, të fundit ishin në shkurt të vitit 2021.
(Kosova Sot Online)