Digjet deponia ilegale e mbeturinave
Një deponi ilegale e mbeturinave në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë është përfshirë nga zjarri tash e disa ditë. Zjarri ka kapluar edhe sipërfaqe përreth me bari dhe shkurre.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, tha për Gazetën Express se në atë zonë janë duke u ballafaquar që disa ditë.
“Që disa ditë jemi duke u ballafaquar me zjarr në deponi ilegale të mbeturinave që është krijuar rreth rrugës së panairit. Tash ka përfshi edhe sipërfaqe me bari dhe shkurre. Ekipet janë aty duke u marrë me shuarjen e këtij zjarri”, tha Gashi.
Kosova Sot Online)