Kurti takoi Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

  • s.a /
  • 13 August 2024 - 10:19
Kurti takoi Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, transmeton "Kosova Sot Online ".

Zyra e Kryeministrit njofton se në takim u diskutua për bashkëpunimin e Kosovës me UNKT.

“Në takim diskutuan rreth bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me UNKT në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që i kontribuojnë arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )