Ushtroi dhunë psikike ndaj vëllait dhe shkaktoi dëme në shtëpi – arrestohet i dyshuari në Pejë

  • s.a /
  • 13 August 2024 - 10:24
Ushtroi dhunë psikike ndaj vëllait dhe shkaktoi dëme në shtëpi – arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj vëllait të tij si dhe ka shkaktuar dëme materiale në shtëpi, transmeton "Kosova Sot Online ".

I dyshuari po ashtu thuhet se është përdorues i substancave narkotike.

“Pejë 11.08.2024 – NN. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar, që është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij si dhe ka shkaktuar dëme nëpër shtëpi”, thuhet në njoftim. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online )