
Lexoni edhe:
Kurti takoi Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit
Ditë më parë ministrja Albulena Haxhiu njoftoi për zyrtarizmin e noterëve të rinj të Kosovës.
Madje Haxhiu publikoi edhe fotografi nga ceremonia e betimit të tyre. Por për çudi aty mungoi Vjosa Gradinaj Mexhuani.
Anipse mungoi në këto pamje, Kryetarja e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP) ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, për të vazhduar detyrën e noteres në territorin e Ferizajt, transmeton "Kosova Sot Online ".
Vjosa Gradinaj-Mexhuani është emëruar notere më 15 korrik të këtij viti dhe në bazë të Ligjit për Noterinë ajo ishte e obliguar të jap dorëheqje nga pozita e saj zyrtare në një afat prej 30 ditësh nga emërimi.
“Në pajtim me nenin 20 të Ligjit nr 06/l-100 për Noterinë, obligohet e emëruara që brenda periudhës prej 30 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, t’i ofrojë Ministrisë së Drejtësisë dëshminë përkatëse me të cilën vërteton dorëheqjen e saj nga funksioni aktual zyrtar”, thuhet në vendim.
Vjosa Gradinaj-Mexhuani vendosi që të largohet nga pozita e kryetares së “Gjykatës së Tenderëve” apo një prej pozitave më të rëndësishme në vend, sipas saj për të ndjekur profesionin e ëndrrave, atë të noteres.
(Kosova Sot Online )