Vidhen 150 euro nga kutia e kishës në Lipjan, policia jep detaje

  • s.a /
  • 13 August 2024 - 11:10
Vidhen 150 euro nga kutia e kishës në Lipjan, policia jep detaje

Policia ka njoftuar për një rast të vjedhjes, transmeton "Kosova Sot Online ".

Një punëtor në një kishë në Lipjan ka raportuar se dikush e ka dëmtuar kutinë ku vendosen paratë dhe prej aty kanë vjedhur 150 euro.

“VJEDHJE- Rr. Shën Flori, Lipjan 12.08.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në objektin e kishës, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar një kuti në të cilën vendosen paratë dhe nga aty kanë vjedhur rreth 150 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.”

(Kosova Sot Online )