![](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/13/200x200_Capture-101-600x3601723538456.jpg)
Lexoni edhe:
Kryetarja e bordit të OSHP-së jep dorëheqjen për t’u bërë notere
Marina ruse është e përgatitur të godasë vendet shumë brenda Evropës me raketa bërthamore. Kjo u zbulua nga dosjet sekrete të para nga Financial Times, sipas të cilave, në një konflikt të mundshëm me NATO-n, do të shënjestroheshin caqe të largëta si bregdeti perëndimor i Francës dhe Barrow-in-Furness në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në rreth tridhjetë dosje të paraqitura nga burime perëndimore për gazetën britanike, detajohen planet për pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, të cilat parashikonin gjithashtu mundësinë e një konfrontimi ushtarak me NATO-n.
Kryetarja e bordit të OSHP-së jep dorëheqjen për t’u bërë notereLexoni edhe:
Në këtë rast, marinës ruse do t’i duhej të godiste shumë përtej kufirit me vendet e aleancës me një seri sulmesh dërrmuese në të gjithë Evropën Perëndimore.
Dosjet përmbajnë gjithashtu një simulim të një sulmi taktik me armë bërthamore në fazat e hershme të një konflikti me një fuqi të madhe botërore.
(Kosova Sot Online )