Përparim Rama del me njoftim

  • A.P /
  • 13 August 2024 - 14:35
Përparim Rama del me njoftim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar vendosja e sensorëve në parkingjet në disa rrugë të kryeqytetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Ramës, kështu do të ofrohet pamje në kohë reale e numrit të hapësirave të vendparkingjeve, qasje më e lehtë për qytetarët në gjetjen e vendparkingjeve dhe menaxhim më i avancuar dhe efikas.

“Ky transformim do të krijojë mundësi për zgjerim dhe inovacion të vazhdueshëm, duke kontribuar në krijimin e një Prishtine të mençur dhe më të sigurt”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)