Moska: Ukraina ka nën kontroll dhjetëra vendbanime ruse
Forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll të paktën 28 vendbanime në rajonin e Kurskut në Rusi, pasi përparuan deri në 30 kilometra në ditën e shtatë të ofensivës së tyre të befasishme, sipas zyrtarëve rusë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Më shumë se 120.000 njerëz janë evakuuar nga ky rajon, i cili është gjithashtu shtëpi për mijëra armenë etnikë. Kreu i një shoqate lokale të komunitetit armen, Derenik Koshtoyan, i tha Shërbimit armen se shumë prej tyre kanë ikur nga zonat përreth për në qytetin kryesor Kursk.
Të tjerë thonë se tani po mendojnë të largohen krejtësisht nga ky rajon.
(Kosova Sot Online)