Dy punëtorë të lënduar në punishten e firmës së biznesmenit kosovar
Në një vendpushishte në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, ku punëkryes është kompania BM Group SH.P.K, rreth një muaj më parë janë lënduar dy punëtorë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
Firma “BM Group SH.P.K” është pronë e biznesmenit Bedri Gllareva, e cila është e përfolur për përfshirje në shumë tenderë.
Burimet e mediave, bëjnë të ditur se njëri prej personave të lënduar ka qenë në gjendje shumë të rëndë.
Pas këtij rasti, Inspektorati i Punës ka ndërprerë punimet në atë vendpunishte.
Përveç kësaj, në të njëjtin vend është rrëzuar edhe një vinç i peshave të rënda, që ka rrezikuar punëtorët aty.
(Kosova Sot Online)