Abdixhiku: Asnjëherë Qeveria Kurti nuk arrin t’a nis vitin shkollor mbarë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të MASHTI’t që, njëjtë sikur në vitin e kaluar, edhe këtë vit të subvencionohet blerja e teksteve shkollore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Abdixhiku ka thënë se edhe sivjet prindërit |do të maltretohen në radhë të gjata, procedura të panevojshme burokratike subvencionimi, e përfundimisht dhe në pamundësi blerjeje me kohë të teksteve shkollore për fëmijë”.
“Në shtetin e fundit për nga PISA, Qeveria me 51% pushtet e 12 miliardë euro buxhet, nuk arrin asnjëherë të nisë vitin shkollor mbarë. Sivjet, sikurse vjet, Ministria e Arsimit, në i thënshin ashtu, nuk arrin t’i sigurojë librat për nxënësit. Sikurse vjet, edhe sivjet, prindërit do të maltretohen në radhë të gjata, në procedura të panevojshme burokratike subvencionimi, e përfundimisht dhe në pamundësi blerjeje me kohë të teksteve shkollore për fëmijë.”
Abdixhiku ka shkruar se “paaftësia kushton, popullizmi kushton”.
I pari i LDK’së ka thënë se ky është viti i fundit që familjet përjetojnë maltretimin e tillë.
Ai ka shtuar se viti i ardhshëm shkollor do të nisë me koeficient 150 për mësimdhënësit e me tekste shkollore të siguruara nga shteti për nxënësit. Ai tha se ky është zotim i tij.
“Prandaj injorojeni propagandën. Shihni problemet elementare me të cilat ju lënë të vetëm në hall. Sa larg jemi nga reforma, kur as edhe një vit të vetëm shkollor nuk arrinë ta nisin mbarë! Të mbeteni të sigurtë se ky është viti i fundit që familjet, prindërit e fëmijët kosovarë përjetojnë një maltretim të tillë. Vitin i ardhshëm shkollor do të nisë me koeficient 150 për mësimdhënësit tanë, e me tekste shkollore të siguruara nga shteti për nxënësit e Kosovës. Ky është zotimi im! Paga të dinjtitetshme, tekste falas para bankave!”
(Kosova Sot Online)