![](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/14/200x200_haki-abazi-600x360_11723616475.png)
Lexoni edhe:
Abazi mbështetë ambasadorin amerikan: Reagimi i Hovenier s’është befasi, hapja e urës mund të shkaktojë tensione
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Halil Agusholli” në Pejë, ku si pasojë dy persona janë lënduar, transmeton "Kosova Sot Online".
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:15.
“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se nga shpërthimi dy persona kanё pёsuar lëndime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr në QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim.
Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё AK 47, tre karikator tё njёjtёs armё dhe 90 fishek cal: 72×39.
“Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve””, thuhet në njoftim.
Rasti ёshtё duke u hetuar nga njësiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё.
(Kosova Sot Online )