Kurti mbledh kabinetin e tij, ky është rendi i ditës

  • s.a /
  • 14 August 2024 - 09:10
Kurti mbledh kabinetin e tij, ky është rendi i ditës

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në mbledhjen e ekzekutivit e cila pritet të fillojë në ora 10:00, në rend të ditës janë 24 pika.Ndër të tjera, sot do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Sot po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.

(Kosova Sot Online )