Digjet një veturë në parkingun e prokurorisë në Mitrovicën e veriut

  • s.a /
  • 14 August 2024 - 09:33
Digjet një veturë në parkingun e prokurorisë në Mitrovicën e veriut

Është djegur një veturë në parkingun e prokurorisë në Mitrovicën e veriut, transmeton "Kosova sot Online ".

Sipas policisë, zjarri është lokalizuar zjarrin ndërsa përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Çlirimi Mitrovicë Veri 13.08.2024-16:18. Raportohet se ne rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një veturë e cila ka qenë e parkuar në parkim të prokurorisë Shtetërore Mitrovicë veri. Në vend ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe  zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online )