Këta janë dy personat që u lënduan mbrëmë nga shpërthimi në Pejë

  • s.a /
  • 14 August 2024 - 09:40
Këta janë dy personat që u lënduan mbrëmë nga shpërthimi në Pejë

Një rast i rëndë ka ndodh mbrëmë në oborrin e një shtëpie në Pejë. Atje ka shpërthyer një mjet, si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rasti ka ndodh rreth orës 20:00 në lagjen Jarin, në rrugën Halil Agusholli.

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar dy persona, të cilët sipas informatave të para kanë marrë një mjet në dorë i cili më pas ka plasur.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar në spitalin e qytetit ku edhe kanë marrë intervenimin e duhur mjekësor dhe më pas janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas burimeve, të lënduarit kanë qenë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduarit nga mjeti shpërthyes janë: Rrezon Kelmendi, 18 vjeçar dhe Epirot Krasniqi, 33 vjeçar.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një veturë.

Ndërkohë, njësitet relevante të Policisë menjëherë pasi kanë pranuar informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetimet e para për rastin.

(Kosova Sot Online )