Katër milionë për pagat e minatorëve, Kurti lëshon një thumb: Ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka

  • s.a /
  • 14 August 2024 - 11:41
Katër milionë për pagat e minatorëve, Kurti lëshon një thumb: Ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka njoftuar se do të ndahen 4 milionë euro për pagat e punëtorëve të ndërmarrjes Trepça, transmeton "Kosova sot Online ".

Ai tha se “duket” që ka shumë punëtorë në krahasim me “xehet e pakta” që nxirren nga nëntoka.

“Do të ndajmë 4 milionë euro dedikuar për mbështetjen ndaj Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, tha Kurti. 

(Kosova Sot Online )