Deklarimi i Qeverisë për hapje pa kushte, blindohet” ura e Ibrit me prani të shtuar të KFOR-it dhe EULEX-it

  • s.a /
  • 14 August 2024 - 12:10
Deklarimi i Qeverisë për hapje pa kushte, blindohet” ura e Ibrit me  prani të shtuar të KFOR-it dhe EULEX-it

Çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër këto ditë ka nxitur reagime të shumta nga faktori ndërkombëtarë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Si rrjedhojë e kësaj, sot (e mërkurë) është parë një prani më e shtuar e trupave të KFOR-it.

Përveç veturave të EULEX-it, aty janë parë edhe autoblindat e KFOR-it dhe veturat e karabinierëve italianë.

 

Aty kanë vazhduar edhe sot punimet, përkatësisht në pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak ndaj partnerëve tanë.

“Hapja e urës nuk është kundër askujt e aq më pak partnerëve tanë Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë të hapura”, tha ai.

(Kosova Sot Online )