Aksident mes tri veturave në këtë vend

  • A.P /
  • 14 August 2024 - 17:40
Aksident mes tri veturave në këtë vend

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes tri vetura në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë të Jugut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e bëri të ditur Fexhrije Pllana, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

Ajo ka shtuar se i lënduar është njëri prej shoferëve dhe ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, i cili pas trajtimit është liruar.

Pllana ka shtuar se rasti është duke u trajtuar si aksident trafiku me lëndime.

(Kosova Sot Online)