![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Vjosa Osmani uron Pakistanin
![Vjosa Osmani uron Pakistanin](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/09/auto_vjosa-osmani-1024x528-1-600x360_11723197859.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Pakistanin për ditën kombëtare që shënohet më 14 gusht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka uruar presidentin e këtij shteti, Asif Ali Zardari.
Osmani ka thënë se janë të përkushtuar për forcimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve.
“Urime për @PresOfPakistan Asif Ali Zardari dhe popullin e Pakistanit me rastin e Ditës së Pavarësisë së Pakistanit! Republika e Kosovës ju bashkohet në festimin e unitetit, shpirtit dhe trashëgimisë së pasur që përfaqësojnë kombin tuaj të madh. Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Osmani në “X”, të mërkurën.
(Kosova Sot Online)