Përleshja në Kuvend, flet avokatja e Mergim Lushtakut

  • A.P /
  • 14 August 2024 - 20:25
Përleshja në Kuvend, flet avokatja e Mergim Lushtakut

Avokatja e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut, Besjana Ismajli ka njoftuar se pas seancave dhe negociatave në procedurën gjyqësore dhe të ndërmjetësimit, “është përfunduar me sukses procedura e çështjes penale, lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, të datës 13.07.2023”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Marrëveshja e nënshkruar në mes të palëve është dorëzuar tek gjykata, dhe, e njëjta ka fuqinë përmbaruese, duke proceduar tutje me aprovim, hudhje të aktakuzës, dhe pushim të procedurës penale”, ka shkuar Ismajli në rrjetin social Facebook.

(Kosova Sot Online)