
Lexoni edhe:
Miqtë e mëdhenj të Kosovës po rrezikojnë të bien në provim
Autoritetet në Bullgari sekuestruan 436 kilogramë heroinë të pastër në portin e Burgasit, në detin e Zi. Lajmin e bëri të ditur zyra e prokurorit rajonal përmes një komunikate për shtyp, transmeton "Kosova Sot Online ".
Heroina, e cilësisë së lartë, ishte ndarë në 434 pako të fshehura brenda një ngarkese të deklaruar zyrtarisht, që po transportohej me një rimorkio.
Miqtë e mëdhenj të Kosovës po rrezikojnë të bien në provim Lexoni edhe:
Nga llogaritjet paraprake ka rezultuar se sasia rekord e drogës arrin vlerën e 35 milionë eurove.
“Kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar në territorin e Burgasit që nga ekzistenca e të dhënave statistikore”, tha Georgi Chinev, prokuror i distriktit të Burgasit, Bullgari.
Për momentin autoritetet nuk kanë bërë arrestime dhe nuk kanë identifikuar ende personat e lidhur me drogën. Rimorkioja mbërriti në Bullgari me një traget të nisur nga Gjeorgjia, por ajo nuk është pika e origjinës së saj.
Ngarkesa kaloi në vende të ndryshme. Sipas hetuesve, ajo nuk do të mbetej në Bullgari, por do të kalonte tranzit dhe do të vazhdonte në Greqi.
(Kosova Sot Online )