
Maqedonci: Në shtator do të hapet konkursi për rekrutimin e 300 ushtarëve të rinj, nuk do të ndalemi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në muajin shtator do të hapet konkursi për rekrutimin e 300 ushtarëve të rinj, të cilët në muajin nëntor do e fillojnë trajnimin bazik, përcjell “Kosova Sot Online”.
Maqedonci tregoi se deri më tani janë rekrutuar 1931 ushtarë e kadetë, ndërsa në proces janë edhe 40 të tjerë.
“Premtuam ngritje të kapaciteteve mbrojtëse dhe në këtë drejtim krahas pothuajse dyfishimit të numrit të përgjithshëm të ushtarakëve investuam që ushtria e Kosovës të ketë në arsenalin ushtarak sistemet më moderne të armatimit”, ka shkruar Maqedonci.
(Kosova Sot Online)