
Në pikën kufitare në Merdar në dalje pritjet janë mbi 4 orë

Në pikën kufitare në Merdar në dalje pritjet janë mbi 4 orë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas përditësimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet në këtë pikë kufitare në dalje janë deri 4 orë e 20 minuta, ndërsa në hyrje deri 15 minuta.
Fluks ka edhe në pikat kufitare te Dheu i Bardhë, Muçibabë e Mutivodë..
Ndërsa në pikat kufitare të tjera, hyrjet dhe daljet zgjasin normalisht 3-5 minuta.
(Kosova Sot Online)