Pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë dhe në Merdar
Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëjnë të ditur se kolona janë krijuar te Dheu i bardhë, Merdar dhe Muçibabë, transmeton “Kosova Sot Online”.
Qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i bardhë, ndërsa në hyrje të kësaj pike nuk raportohet për kolona dhe se qytetarët mund të hyjnë në territorin e Kosovës për pesë minuta.
Pritje deri në një orë ka edhe edhe në Merdar, në dalje të këtij vendkalimi kufitar kolonat arrijnë deri 600 metra.
(Kosova Sot Online)