Lexoni edhe:
Haliti i PDK-s kritika për Kryeministrin: Kurti shpesh vepron si fëmijë në politikë, kërkon vëmendje duke krijuar probleme
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë javën tjetër kthehen nga pushimet me tri seanca.
Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Në nisjen e procesit gjyqësor ndaj tyre, ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së konfirmuar ndaj tyre.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Në tetor bëhen katër vjet që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Përkundër se ka kaluar kaq shumë kohë, Prokuroria e Specializuar e Hagës, ende nuk ka arritur as në gjysmën e dëshmitarëve që synon t’i ftojë për të dëshmuar.
Kujtojmë se gjatë muajit korrik, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të martën shpallën fajtor ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Pjetër Shala për tre akuza për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar dhe torturimin e të paktën 18 të burgosurve në Fabrikën e Metalit në Kukës, Shqipëri dhe vrasjen e një të burgosuri.
Ky është aktgjykimi i dytë për krime lufte, i shpallur nga Gjykata Speciale.
(Kosova Sot Online )