
Zbulohet mashtrimi i madh i Vuçiqit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sipas mediave që i kontrollon, ka paralajmëruar një tërheqje të re nga politika, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Politologu Aleksandar Ivkoviq i kujtoi të parit të shtetit serb se të njëjtën gjë e kishte paralajmëruar edhe më parë, shkruan nova.rs.
Në mediat pro-regjimit, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, thuhet se “krejtësisht vet po e përballon rastin me Rio Tinton” dhe si dikush që “pret një konflikt me Qeverinë e Serbisë lidhur me projektin Jadar”. Sipas shkrimeve të po atyre mediave, ai i ka kërcënuar bashkëpunëtorëve me “tërheqje nga politika”.
Politologu Aleksandar Ivkoviq ka publikuar reagimin ndaj kërcënimeve për tërheqje në platformën X, së bashku me një fotografi të deklaratave të Vuçiqit të vitit të kaluar, në një situatë tjetër, në të cilën ai ka folur pothuajse në mënyrë identike. Gjegjësisht, në atë kohë ka pasur edhe një “konflikt” mes Vuçiqit dhe zyrtarëve më të lartë të Partisë Progresive Serbe (SNS), lidhur me marrëveshjen Bruksel-Ohër, dhe më pas presidenti kërcënoi se do të tërhiqej në të njëjtën mënyrë – “nëse nuk e përkrahni. Unë do të tërhiqem dhe ju do të kaloni shumë keq në zgjedhje pa mua”.
(Kosova Sot Online)