
Trevjeçari vdes nga i nxehti në veturë, babai i tij shkoi për të bërë disa blerje

Një djalë trevjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine të nxehtë pasi babai i tij shkoi për të bërë disa blerje.
Fëmija vdiq brenda një veture e cila ishte e parkuar pranë një market në Kalamazoo County, Michigan, kur babai i tij ndaloi aty pas punës.
Zyra e Sherifit të Qarkut Kalamazoo po e trajton vdekjen si një incident të lidhur me nxehtësinë. Po hetohet se si ka gjetur vdekjen e trevjeçarit dhe sa kohë ka qenë makina në parking.
Megjithëse zyra e Sherifit të Qarkut nuk ishte në gjendje të jepte detaje të mëtejshme, ajo beson se incidenti filloi në një vend tjetër, ka raportuar News Channel 3.
Aktualisht është e paqartë nëse prokurorët planifikojnë të ndjekin kallëzim penal kundër babait të djalit në këtë moment dhe hetimet janë duke vazhdu.
(Kosova Sot Online)