
Basha: Më shumë kemi mbështetje nga deputetë të Mbretërisë se Bashkuar se nga deputetët e opozitës

Deputeti i VV-së Dimal Basha është shprehur i kënaqur me deputeten britanike Alicia Kearns, e cila është shprehur pro hapjes së urës, ai nuk i ka kursyer as fyerjet ndaj deputetëve të opozitës.
Por ai nuk ndalet se kritikuari opozitën.
Sipas tij, ata janë pakurrizorë.
“Alicia Kearns – deputete britanike ‘E tmerruar kur shoh se si BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme nëse hapet Ura e Ibrit. Të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente.’ Më shumë kemi mbështetje nga deputetë të Mbretërisë se Bashkuar se nga deputetët e opozitës, të cilët kanë nënshkru marrëveshje për hapjen e Urës, por vazhdojnë me dal kundër hapjes! PAKURRIZORË!”, ka shkruar Basha.
(Kosova Sot Online)