BDI: Vasalen-ët po na turpërojnë edhe përpara Kosovës dhe Shqipërisë

  • A.P /
  • 16 August 2024 - 16:05
BDI: Vasalen-ët po na turpërojnë edhe përpara Kosovës dhe Shqipërisë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka thënë se ka dështuar plani i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë monoetnike për ekstradim të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të Qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vasalët e të preferuar të VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar. Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për “lirimin” e tij”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Të njëjtit pohojnë se ‘mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeqarëve në qeveri po i rrezikon ish ushtarët e UÇKsë, ndërsa po i lë shqiptarët jetim dhe të poshtëruar vetëm për hir të koltuqeve të hyzmeqarëve. Poshtërimi i shqiptarëve është alarmant dhe skandaloz’.

“Vasalen-ët po na turpërojnë edhe përpara Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë dhunimin e Presidentes Osmani dhe arrestimin e Blerim Ramadanit, të gjitha me urdhër të drejtpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia”, thekson BDI.

(Kosova Sot Online)