Gjenden prova materiale nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë

  • A.P /
  • 16 August 2024 - 17:04
Gjenden prova materiale nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani, njoftoi se gjatë një kontrolli shtesë të kryer sot në Hotelin Rajska Banja në fshatin Banjskë të Zveçanit, janë gjetur dy jelekë antiplumb, një armë AK-47, tetë karikatorë me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake.

Sipas Elshanit, këto prova materiale janë aty që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskes”, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)