Ndodh edhe kjo: Arrestohet me drogë polici në burg

  • A.P /
  • 16 August 2024 - 22:39
Ndodh edhe kjo: Arrestohet me drogë polici në burg

Një punonjës policie në burgun e Peqinit është arrestuar për drogë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se teksa futej në ambientet e burgut në orarin zyrtar punonjësi i policisë posedonte lëndë të dyshuar narkotike,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lëndë narkotike i është gjetur edhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike. Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë. Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Vazhdon monitorimi për goditjen e veprimtarisë së futjes së sendeve të jashtë ligjshme në të gjitha IEVP-të, ku nuk do tolerohet asnjë rast i cili njollos punën e përkushtuar të policisë së burgjeve”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)