Kacafyten deputetët e pozitës dhe opozitës në parlamentin turk

  • A.P /
  • 16 August 2024 - 18:16
Kacafyten deputetët e pozitës dhe opozitës në parlamentin turk

Parlamenti i Turqisë është bërë skenë e një sherri masiv midis deputetëve të pozitës dhe opozitës,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shkak është bërë kërkesa e opozitës turke që një deputet nga radhët e tyre të pranohet në Parlament. Ai është i burgosur me akuzën e pjesëmarrjes së protestave antiqeveritare në Turqi.

Pamjet video shfaqin deputetë të partisë në pushtet AKP që nxituan për të goditur me grusht Ahmet Sik në foltore dhe dhjetëra të tjerë të cilët u përfshinë në zënka.

Nëpër korridoret e Parlamentit turk pati edhe gjakderdhje. Deputeti i opozitës turke, Atalay u dënua me 18 vjet në 2022 pasi u akuzua për përpjekje për të përmbysur qeverinë duke dyshuar se organizoi protestat mbarëkombëtare në 2013.

(Kosova Sot Online)