Kjo ditë propozohet si datë e zgjedhjeve nga VV-ja

  • A.P /
  • 16 August 2024 - 19:15
Kjo ditë propozohet si datë e zgjedhjeve nga VV-ja

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar 2 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkaq partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK patën propozuar njëzëri si datë 26 janarin.

E, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, që është edhe kryetare e Alternativës, pati propozuar 9 dhe 16 shkurtin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen me 9 shkurt, 

(Kosova Sot Online)