
Abdixhiku: Më 9 shkurt, le të ringritemi si një

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani shpalli 9 shkurtin 2025, datë të zgjedhjeve të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook ka shpërndarë një fotografi të tubimit të LDK’së duke shkruar “Më 9 shkurt, le të ringritemi si një!”.
“Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një! “, shkruan Abdixhiku.
(Kosova Sot Online)