Personi i vrarë nga zyrtari policor është axha i burrit të Vjosa Osmanit

  • A.P /
  • 16 August 2024 - 22:43
Personi i vrarë nga zyrtari policor është axha i burrit të Vjosa Osmanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ku tha se një person u vra me armë zjarri në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person”, tha Reka për Sinjalin.

Viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu (nga Lugina e Preshevës) – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborrit të një restoranti.

Viktima është i afërm i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut – (axha i burrit të presidentes së Kosovës)

Sipas informacioneve të para thuhet se ngjarja ndodhi në oborrin e një restoranti ku po mbahej një aheng familjar – Viktima erdhi për ta martuar nipin dhe u vra nga polici që paguhet ta mbrojë jetën e qytetarëve.

(Kosova Sot Online)