Pritje 5 orë në Merdare
Pesë orë po zgjasin pritjet aktualisht në pikëkalimin kufitar në Merdare për të dalë nga Kosova. Kolona ka arritur në 2 mijë e 500 metra, transmeton "Kosova Sot Online".
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë. Tek Dheu i Bardhë 1 orë e 40 minuta, e në Muçibabë 2 orë e 20 minuta.
Në Mutivodë pritjet janë 1 orë, e në Jarinje deri 30 minuta.
(Kosova Sot Online)