Mbyllet një furrë në Prishtinë, dyshohet se u helmuan rreth 20 persona

  • E.k /
  • 17 August 2024 - 09:32
Mbyllet një furrë në Prishtinë, dyshohet se u helmuan rreth 20 persona

Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dje pasi të një jtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se furra është mbyllur me vendim të inspektorëve deri në daljen e analizave.

Pronari i furrës është intervistuar, ndërsa në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit.

“PËRDORIMI DHE VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Prishtinë 16.08.2024 – 17:00. Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre. Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)