
Armatimi e pajisjet ushtarake që u gjetën dje në Banjskë ishin fshehur në banjon e hotelit

Armatimi që u gjet dhe konfiskua dje në Banjskë të Zveçanit ishte i fshehur në banjon e hotelit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Aty Policia ka gjetur një kallash, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarake, një thikë, shallë ushtarake dhe antiplumb me pajisje tjera.
Rasti është në hetime.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Banjskë, Zveçan 16.08.2024 – 15:15. Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
(Kosova Sot Online)