Klinë: Një person gjendet pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë, dyshohet se plagën e mori nga arma e gjuetisë
Një person është gjetur pa shenja jete dje në oborrin e shtëpisë në fshatin Gjurgjevik i Vogël të Klinës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dyshohet se vdekja e tij ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë.
Rasti është hapur si “hetim i vdekjes” në polici, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Fsh. Gjurgjevik i Vogël, Klinë 16.08.2024 – 05:32. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje. Ne vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
(Kosova Sot Online)