
Gjilan: Zhduken dy vajza të mitura, babai raporton se dolën nga shtëpia dhe nuk dihet se ku janë

Një burrë nga Gjilani ka raportuar në polici zhdukjen e dy vajzave të tij të mitura, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka raportuar se vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“PERSON I ZHDUKUR-Rr. Gazmend Zajmi, Gjilan 16-17.08.2024 – 22:00-02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se dy vajzat e tij të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti në hetime”, thuhet në raport
(Kosova Sot Online)