Klinë: Një femër raporton se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe kunati i saj

  • E.k /
  • 17 August 2024 - 14:35
Klinë: Një femër raporton se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe kunati i saj

Një rast i dhunës ka ndodhur në një familje në Klinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një femër ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe kunati i saj.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Klinë 15.08.2024 – 20:00. Më 16.08.2024 Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe kunati i saj. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)