Një grua gjendet e mbytur në Liqenin Artificial të Tiranës
Një grua 60-vjeçare dyshohet se është vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo është gjetur sot rreth orës 11:00, ndërsa policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 17.08.2024, rreth orës 11:00, te Liqeni Artificial, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase femër rreth 60 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
(Kosova Sot Online)