Vdiq një person pasi pësoi arrest kardiak sapo u fut në det
Një 64-vjeçar ka humbur jetën pasdite e sotme në Durrës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Dyshohet se shtetasi B.H sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det ka pësuar arrest kardiak.
Ngjarja ka ndodhur në Porto Romano.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
(Kosova Sot Online)