
Disa të vdekur në një aksident në Gjermani

Katër persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Gjermani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në autostradën B6 në mes të Großharthau dhe Fischbach.
Mediat gjermane raportojnë se viktimat janë të moshës 59, 64, 81 dhe 86 vjeç, shkruan Bild.de
Gjithashtu edhe një grua e moshë 61-vjeçare është dërguar me lëndime të rënda trupore në spital.
(Kosova Sot Online)