Një aksident trafiku ka ndodhur mes katër automjeteve

  • A.P /
  • 18 August 2024 - 13:27
Një aksident trafiku ka ndodhur mes katër automjeteve

Një aksident trafiku mes katër automjeteve ka ndodhur sot rreth orëss 11:00 në Lipjan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,  tha se janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete. (Dy automjete në lëvizje dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)