
Disa persona janë goditur nga rrufeja në këtë vend të Kosovës

Raportohet se pesë persona janë goditur nga rrufeja në Prevallë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se një nga ta është në gjendje më të rëndë.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevall rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femer është në gjendje më të rëndë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)