
FSK angazhohet në operacionet për fikjen e zjarreve

Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se po i mbështet autoritetet civile për t’i fikur zjarret në vend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
FSK njoftoi përmes një postimi në Facebook se pjesëtarët e saj po marrin pjesë në operacione duke i mbështetur autoritetet civile.
“Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar me operacionet për fikjen e zjarreve në disa vatra aktive si në Prevallë e zona të tjera në Kosovë, duke mbështetur autoritetet civile në vend, gjatë ditês së djeshme edhe sot po vazhdon menaxhimi dhe shuarja e zjarrve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
(Kosova Sot Online)