
Zbardhen detaje nga projekti ambicioz i dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump

Gazeta e njohur amerikane Washington Post ka rikthyer edhe një vëmendjen tek projekti ambicioz i dhëndrit të ish-presidentit amerikane, Donald Trump, Jared Kushner për dy investime të rëndësishme në Shqipëri, në ishullin e Sazanit dhe në bregdetin lagunor të Zvërnecit në gjirin e Vlorës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas gazetës amerikane, pjesa e investimit në Zvërnec po paraqitet më sfiduesja për Kushner dhe bashkëpunëtorët e tij për shkak të impaktit që projekti ka në mjedis dhe në ekosistemin e kësaj zone të mbrojtur në Shqipëri.
Paralajmërimeve të ambientalistëve se ndërtimi i vilave mund të shkatërrojë habitatin për pelikanët, flamingot, Kushner dhe partnerët e tij iu janë përgjigjur duke thënë se projekti nuk do e impaktojë ekosistemin.
Washington Post shkruan se Kushner po kërkon ta shndërrojë këtë zonë të Shqipërisë në atë lloj resorti luksoz për të cilin do të mburrej vjehrri i tij, ish-presidenti Donald Trump.
Ky do të ishte projekti më i madh i Kushnerit ende duke përdorur një pjesë të fondit të tij të kapitalit privat prej rreth 3 miliardë dollarësh – i financuar kryesisht nga investitorët në Arabinë Saudite dhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme – duke sjellë turizmin ndërkombëtar në një zonë që ngeci në neglizhencë gjatë viteve të regjimit komunizmit.
(Kosova Sot Online)