
Stuhi shiu e breshëri në disa pjesë të Kosovës

Pas disa ditësh me mot të thatë me temperatura shumë të larta, sot ka stuhi shiu e breshëri në disa pjesë të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Meteorologu Mendim Rugova ka parashikuar përkeqësim të motit nga sot, me stuhi dhe temperatura që do të shënojnë ulje në ditët e para të javës.
(Kosova Sot Online)